E turpshme: Bashkatdhetarët tanë zgjedhin më shumë Serbinë sesa Rrugën e Kombit

Bashkatdhetarët tanë me vetëdije ose jo, po e pasurojnë Serbinë. Pavarësisht raportimeve për radhë të gjata pritje, sjellje të vrazhda nga autoritetet serbe, gjoba të larta e maltretime nga më të ndryshmet, ata po e zgjedhin Serbinë për të hyrë në territorin e Kosovës ose për të shkuar drejt vendeve perëndimore. Burime nga terreni bëjnë të ditur se kolona të gjata janë krijuar edhe sot në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë. Autoritetet serbe punojnë vetëm me një sportel, çka po krijon kolona e pritje që zgjasin me orë të tëra. Thirrjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme që të përdoren edhe pikëkalimet kufitare me shtetet e tjera, duket se nuk kanë pasur kurrfarë efekti tek bashkatdhetarët tanë. As raportimet që flasin për maltretime nga policët serbë, nuk ua kanë ndërruar mendjen mërgimtarëve tanë, të cilët zgjedhin Serbinë si vend transiti. Për një pjesë të madhe të tyre nuk bën fare përshtypje fakti që Rruga e Kombit, e cila lidh Kosovën me Shqipërinë si një prej autostradave më moderne në Evropën Juglindore, siguron jo vetëm komoditet në udhëtim, por edhe shpejtësi dhe lidhje me vendet e tjera si Mali i Zi e Kroacia.


 


3. 1. 2016   ora 14.00


 


Kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga duke folur për postin e saj aktual ka thënë se nuk do të kandidojë për një mandat të dytë, ndërsa aktiviteti i saj në cilësi të kryetares së vendit përfundon më 6 prill 2016, ka thënë Jahjaga për mediet. E pyetur nëse në mandatin e dytë do të ishte edhe më e suksesshme, ajo ka thënë: “Kam ende gjëra që më duhet t’i përmbyllë. Dhe mos harroni ende kam për të luajtur rol në tejkalimin e krizës aktuale. Kudo që do të jem, do të vazhdoj të jem e përkushtuar që të kontribuoj në forma të ndryshme në shumë çështje, të cilat i kam iniciuar në rolin tim si presidente.  Sa i përket kandidimit të Hashim Thaçit për president të ardhshëm, presidentja Jahjaga ka thënë se kjo do tu takoj deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Është çështje e 120 deputetëve, që janë të thirrur me Kushtetutë, të zgjedhin presidentin e Republikës së Kosovës. Kjo del përtej detyrave të mia kushtetuese të jap vlerësim për këdo nga ky pozicion”,ka thënë Jahjaga, për gazetën “Zëri”.


 


Adresa e objektit të ri të Ambasadës amerikane në Prishtinë nuk do quhet më rruga Ahmet Krasniqi, sikur e kishte emëruar is- administrata komunale e prejardhur nga LDK-ja, gjatë shumë viteve të qeverisjes, por ka kërkuar që ajo rrugë të quhet “Pavarësia, meqë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar shumë në pavarësinë e vendit tonë. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se personeli  amerikan në ambasadë ka kërkuar që objekti të jetë në rrugën, që mban emrin e pavarësisë dhe ai ta ketë numrin e parë të rrugës. Vite më parë kur Komuna e Prishtinës udhëhiqej nga LDK, u emëruan shumë rrugë me emrat e zyrtarëve të LDK-së, ashtu sikur ishte emëruar edhe Sheshi i Pavarësisë  me emrin Ibrahim Rugova.


 


Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar kundër përdhosjes, fyerjes e denigrimit që po i bëjnë UÇK-së, bijtë e inspektorëve të UDB-së dhe jugo-gazetarët e KTV-së e Kompanisë Koha. Në emër të kësaj organizate ka reaguar Sekretari i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku  i cili thotë se  humori i përgatitur për Vitin e Ri nuk ka asgjë të vërtetë me UÇK-në dhe kjo është hapur politikë tendencioze e KTV-së.  Nuk duhet të lejohet të bëhen tallje e shpifje me vlerat e kombit shqiptar, siç është Ushtria Çlirimtare e Kosovës, sepse dalin të jenë të kota përpjekjet e për t’ia humbur vlerën një Ushtrie që “me gjakun e saj i siguroi Kosovës atë që sot po e gëzojnë qytetarët e saj”. “Vlerën e UÇK-së janë munduar ta humbin që nga paslufta e këndej, me arrestime, montime të proceseve gjyqësore politike, etiketime e shpifje – si nga vendorët e po ashtu edhe ndërkombëtaret. Por, kot e kanë sepse ai lum gjaku që është derdhur për këtë gjysmë lirie, që ata po e përqeshin, nuk do të shkojë huq. Sepse kurdo do ta fitojmë lirinë e plotë dhe do t’i kemi gjyqet e pandikuara politikisht e ku do t’i ndjekin të gjithë ata që i bëjnë të keqija vendit”, thotë Klinaku.


 


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë për KosovaPress, gjatë komentimit të ngjarjeve të vitit 2015  ka deklaruar se ashtu sikur  u shkarkua, deputeti serb Aleksandar  Jabllanoviqi, ashtu do të shkarkohet edhe kryeministri Isa Mustafa. Kurse, propozimin që Hashim Thaçi të bëhet kryetar i Kosovës, e sheh si një çmenduri që vështirë se do të ndodhë, nëse kihet  parasysh koha intensive prej janarit të  këtij viti. Kurti  përmbledh me një kronologji të gjitha ngjarjet që ndodhen në vitin 2015. Shkarkimin e Jabllanoviqit e quan sukses të protestave dhe presionit që u bë përmes këtyre protestave. Ai  thotë se kishte manipulime edhe me Trepçën, e cila edhe sot e kësaj dite ka mbetur e ngujuar, e okupuar së bashku me  veriun e Kosovës. E së fundmi opozita e përbërë prej Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës, nisën kundërshtimin e një procesi tjetër që do të nënshkruhej në Bruksel, për krijimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe. Për Kurtin, por edhe për dy partitë tjera opozitare, në Kosovë po krijohet një Republikë Serpska dhe këtë fuqishëm e kundërshtuan për tre muaj rresht në Kuvendin e Kosovës, me tym lotsjellës dhe me protesta.


 


Zyrtari i Beogradit, Marko Gjuriq, duke folur për mediet serbe ka numëruar fitoret diplomatike kundër Kosovës, ka thënë se viti 2015 ishte vit i fitoreve për popullin serb në Kosovë.


Gjuriq thotë se në bisedimet që pasi Serbia me Kosovës është parandaluar  grabitjen e Trepçës. Me ndihmën e miqve ndërkombëtarë kemi parandaluar  edhe anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Patëm shumë fitore. Një nga ato është edhe arritja e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe me Prishtinën. Ky është rezultati, pavarësisht rezistencës së madhe dhe pengesave nga Prishtina mbi implementimin e këtyre marrëveshjeve. Sipas tij  një nga çështjet më të rëndësishme për serbët në Kosovë, Asociacioni i Komunave Serbe, nuk është përmbushur ende, por  për Serbinë nuk është i rëndësishëm vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, pasi marrëveshjet janë arritur me pajtimin e të zgjedhurve legjitimë të vendit. Janari i vitit 2016 është muaji i rinisjes së negociatave me Prishtinën në Bruksel ka thënë Gjuriq.


 


Ish-ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Konuzin është shprehur i bindur se Brukseli do të kërkojë nga Serbia që të pranojë pavarësinë e Kosovës. Në një intervistë për ‘Sputnik’ të Moskës, ai ka thënë se BE do të gjejë ndonjë formulë që këtë të mos e kërkojë në mënyrë të drejtpërdrejtë. “Jam i bindur se BE do të kërkojë nga Serbia që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Është pyetje tjetër se si do të ndodhë ajo, ndoshta nuk do të jetë direkt. Por, gjithsesi se presioni do të rritet. Më duket se serbëve, në një mënyrë apo tjetër, do t’i përdorët aso lloj formule që në fund do të përkthehet si njohje faktike e pavarësisë së Kosovës”, ka vlerësuar Konuzin. Ish-ambasadori rus, më tej, ka theksuar se Serbia si kandidat për anëtarësim në BE, vazhdimisht gjendet para presioneve të tilla.


 


Marrëveshja e nënshkruar vitin e kaluar për njohjen de fakto të Palestinës nga Vatikani të bërë në vitin 2012, ka hyrë në fuqi zyrtarisht sot, ka njoftuar Selia e Shenjtë në Vatikan. Vatikani nënshkroi traktatin e parë më Palestinën qershorin e kaluar, kur bëri thirrje për veprime që ndalojnë konfliktin izraelito-palestinez dhe i dha mbështetje një alternative dy-shtetërore. Vatikani dhe Shteti i Palestinës kanë njoftuar njëri-tjetrin se kërkesat procedurale për nisjen e zbatimit të marrëveshjes janë përmbushur”, ka njoftuar nëpërmjet një komunikate Vatikani sot.


Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kishte miratuar një rezolutë në viti n 2012 që njihte Palestinën si shtet pa të drejtë të anëtarit, por vetëm si observues. Kjo gjë ishte mirëpritu nga Vatikani, i cili ka gjithashtu të njëjtin status në OKB.


 


Dokumenti, “Strategjia e Sigurisë Kombëtare e Federatës Ruse”, i cili  nënshkrua nga vetë kryetari, Vladimir Putin mbrëmjen e Vitit të Ri, zëvendësoi versionin e vitit 2009, i cili u miratua nga Presidenti i asaj kohe Dimitri Medvedev, Në dokument thuhet se Rusia ka arritur të rrisë rolin e saj në zgjidhjen e probleme globale dhe në konfliktet ndërkombëtare dhe se ky rol ka shkaktuar reagim negativ nga Perëndimi. “Fuqizimi i Rusisë ndodh në sfodin e kërcënimeve të reja ndaj sigurisë kombëtare,” thotë raporti. Kryerja e një politike të pavarur, vendore dhe ndërkombëtare, ka shkaktuar kundërveprim nga SHBA-ja dhe aleatët e saj, që po përpiqen të ruajnë dominimin e tyre në çështjet globale.


 


Demografi  i Shkencave Sociale,  Goran Penev   vlerëson   se në të ardhmen për trendet demografike të Serbisë, vështirë se mund të presim ndryshime pozitive dhe se në Serbinë qendrore dhe Vojvodina, sipas vlerësimeve deri në vitin 2060, do të jetojnë rreth pesë milionë njerëz. Panev  për agjencinë  e lajmeve Beta deklaroi se Serbia qendrore dhe Vojvodina në vitin  2060, do të ketë dy milion banorë më pak se sa tash,  si  pasojë e natalitetit të ulët   të gjendjes së keqe ekonomike në vend. “Shteti mund të ndryshojë të ardhmen demografike të serbëve nëse krijon kushte të favorshme për jetën e të rinjve. Ndersa për të krijuar kushte të favorshme për rittjen e natalitetit  është e nevojshme të ulët norma e papunësisë së të rinjve”, tha Penev.


Nëse bëhet një krahasim del në shesh se në Serbi brenda një viti zhduket një qytet i madhësisë së Jagodinës kurse në Kosovë lindë-krijohet  një qytet i vogël. Në Kosovë çdo vit lindin më shumë se 27.000 foshnje kurse vdesin rreth 7000 njerëz. Demografët serbë kanë theksuar se rënia e popullsisë do të ndikojë në tërheqjen e vëmendjes së popullsisë afrikane për mërgim në këtë shtet.


 


Nesër, më  4 janar, në 17-vjetorin e fillimit të transmetimit të programit, Radio-Kosova e lirë pret në vizitë, ish-anëtarë të stafit të kohës së luftës e pas luftës, gazetarë, bashkëpunëtorë, veteranë dhe invalidë të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve dhe dëgjues të Radios. Pritja e organizuar bëhet prej orës 10.00 deri në orën 16.00, në objektin e Radios, rruga, Thimi Mitko numër 6, në Prishtinë.


 

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur tubim sonte në Prishtinë

Nisma Socialdemokrate se ka mbajtur tubim në Prishtinë. “Jeta e qytetarëve të Prishtinës dhe të …