Nikoliq: Zajednica është ideja ime

Kryetari i Serbisë, Tomisllav
Nikoliq ka deklaruar se ideja për themelimin e Asociacionit të Komunave me
shumicë serbe, ka qenë pjesë e platformës së tij, si autonomi brenda autonomisë.
Në një intervistë për ditoren serbe ‘Blic’, ai ka shpjeguar se ideja për
Asociacionin është pranuar si nga Brukseli ashtu edhe nga Prishtina. “Zajednica
ka qenë ideja ime në platformën për Kosovën, dhe në njëfarë mënyrë këtë e kanë
pranuar përfaqësues të BE-së e Prishtinës me idenë që ajo nuk do të ndodh
kurrë. Ne duhet të insistojmë në Asociacionin që është autonomi brenda
autonomisë sepse në të kundërtën do të vihet në pikëpyetje vazhdimi i dialogut”,
ka deklaruar kreu i shtetit serb. Në vazhdim, Nikoliq ka komentuar vendimin e
Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, duke paralajmëruar se pas përfundimit të bisedimeve
për kapitullin 35, ai do ta dërgojë ndonjërën nga Marrëveshjet e Brukselit në
Gjykatë për të interpretuar kushtetushmërinë.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …