Ymeri: Opozita e vitit 2015 më cilësorja që ka pasur ndonjëherë Kosova

Në këtë intervistë për gazetën  “Epoka  e re”, kryetari i Vetëvendosjes, Visar  Ymeri ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese tashmë marrëveshjen për Asociacionin e ka shpallur të vdekur. “Marrëveshjet dhe ‘Zajednica’ kanë vdekur, ato janë anuluar. Një kreaturë institucionale, komponentët e së cilës janë në kundërshtim me parimet dhe frymën e Kushtetutës, nuk mund të zbatohen, aq më pak nga kjo Qeveri e cila nuk ka as legjitimitet e as legalitet të vazhdojë më tutje. Dialogu me Serbinë do të prodhojë shkelje të reja. Askush nga ne nuk ka mandat të bëhet pjesë dhe të iniciojë shkelje të tilla”, ka thënë Ymeri. Ai ka treguar se mbështetja qytetare për opozitën është duke u rritur. Sipas tij, këtë po e tregojnë edhe sondazhet e porositura nga organizatat që i shërbejnë Qeverisë.  Ymeri ka paralajmëruar se protesta e 9 janarit do të jetë qytetare, masive dhe paqësore. Ai ka thënë se, nëse Qeveria nuk reflekton shpejt, kjo do të thotë se viti 2016 do të nisë me fundin e kësaj Qeverie. “Zgjedhjet e parakohshme do të sillnin frymëmarrje të re demokratike në këtë vend. Nuk duhet të harrojmë se edhe në zgjedhjet e 2014-s shumica e qytetarëve votoi që shteti të çlirohej prej PDK-së e prej SHIK-ut. Por, për shkak të tradhtisë dhe të impotencës së Isa Mustafës, kjo nuk ndodhi”, është shprehur Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Mustafa: Pesë propozimet e PDK-së për dalje nga kriza ekonomike

Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti

Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …