Masakra në Krushë të Madhe ishte më e madhja për nga numri i shqiptarëve të masakruarve nga serbët, në Kosovë

Masakra në Krushë të Madhe ishte më e madhja për nga numri i shqiptarëve të masakruar nga serbët, në Kosovë

Sot në Kompleksin Përkujtimor të Varrezave në  fshatin Krushë të Madhe të Anadrinit  u mbajt një Tubim Përkujtimor, në nderim dhe respekt të dëshmorëve dhe martirëve. Kryetari i fshatit, Selami Hoti duke folur për  këtë masakër  tha se 19 vjet më parë Krushën e Madhe ishte nën rrethim. Serbët lokalë të ndihmuar nga makineria vrastare kishin filluar  terrorin në popullatën civile.  Masakra në këtë fshat ishte më e madhja për nga numri i të masakruarve nga serbët,  në Kosovë. Atë ditë policia dhe ushtria serbe vranë e  masakruan 241 civilë, në mesin e tyre 7 fëmijë e 5 femra. Nga kjo dhune mbeten 500 fëmijë jetimë. Ky krim makabër u përpoq të fshihej në dy  krematoriume. Jemi këtu sepse kemi obligim për të përkujtuar madhështinë e tyre. Përkundër dëshmive, asnjë kriminel nuk u kap as dënua deri sot. As magjistër, Ukshin Hotit që dihet adresa e tij ku ishte, as  64 të tjerë nuk u gjeten deri sot. Apeloj të rregullohet ligji për këtë kategori të Krushes, tha mes tjerash, Selami Hoti.

Selami Hoti

Kryetari i Komunës së Rahavecit Smajl Latifi në fjalimin e tij tha: Me praninë tonë, sot këtu, në këtë përvjetor të Krushës së Madhe ne nderojmë veten. Krusha për çlirimin e vendit ka dhënë edhe 22 dëshmorë. Në Krushë kishte atdhetar e luftëtarë, që nga Lufta e Dytë Botërore. Politologu Ukshin Hoti me kohë kishte vlerësuar se demonstratat e 81-it,  janë të drejta dhe Kosova duhet të bëhet Republikë. Serbia në mënyrë të planifikuar vrau masakroi e dogji çdo gjë të gjallë në Krushë. Të gjitha këto janë mjaftë fakte për të ngritur padi për shtetin gjenocidal të Serbisë. Krusha e madhe kërkon dhe pret me të drejtë nga qeverisja lokale e qendrore atë që u takon.

Smajl Latifi

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, pasi përshëndeti të pranishmit vlerësoi se, Ne jemi këtu në këtë përvjetor të flijimit në Krushë, në këtë vend të dhembjes, ku toka e Kosovës është e mbushur me dhembje. Shqiptaret kanë dëshmuar se ne dimë të jetojmë, përkundër dhimbjeve. E drejta jonë u arrit pas shume flijimesh Nga këtu u bëjmë thirrje liderëve botëror për njohje të Kosovës. Vuqiqit i themi nderoje dhe njihe këtë dhimbje sepse ndihmon popullin tënd. Ne jemi të interesuar për paqe sepse, nuk mund t’i kërkohet vazhdimisht Kosovës diçka për të pasur njohje të plotë.  Pazare te reja s ka më. Nga Krusha ju bëj thirrje që ka ardhur koha të jemi ne vendin meritor.

Ramush Haradinaj

Në emër të OVL të UCK-së, Vajdin Berisha tha se 19 vite më parë pushtuesi numëronte ditët e fundit, por edhe masakroi sa mundi e ku mundi. Kështu ndodhi edhe në Krushë por edhe vende tjera te mbarë Komunës së Rahavecit. Përmendoret tregojnë më së miri se sa e shtrenjtë është liria e cila i ka rrënjët në gjak.

Vajdin Berisha

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …