leoni

Bexhet Musliju: 2016-ta si 2015-ta, për fat të keq

Matja e nivelit të demokracisë së një vendi në botën e sotme mund të bëhet në mënyra nga më të ndryshmet.

 Të gjithë do të pajtoheshim nëse që në fillim të këtij shkrimi do të konkludojmë se Maqedonia, ashtu si edhe vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor kanë një demokraci të dobët.

 Gjendja ekonomike dhe sociale është një matës i mirë i shkallës së demokracisë. Po e njëjta gjendje më pastaj godet edhe të gjithë sektorët e jetës së përditshme, përfshirë edhe mjetet e informimit, si në sektorin publik po aqedhe në atë privat, pra edhe në Maqedoni.

 

Ekonomia e dobët në sektorin privat gjunjëzon mediat edhe më shumë deri në nivelin e të cilit e kemi sot në vendin tonë. Ndërhyrja dhe ndikimi i pushtetit dhe partive politike në përgjithësi në ekonominë private, e ndërlikon edhe me shumë cilësinë e mjeteve të informimit.

 

Në pjesët e territorit të Maqedonisë të banuara me shqiptarë ky fenomen është edhe më i theksuar. Shto edhe kohën e internetit dhe mundësisë së lehtë për të hapur një medium interneti, mjetet e informimit aktualisht janë larg, madjejashtëzakonisht larg të të qenurit mediume të shëndosha, të fuqishme e profesionale.

 Shoqëritë dhe popujt e sotëm të Ballkanit, ende të dominuar bukur shumë ngatradicionalizmi e të dërmuar nga ekonomia e dobët, e kjo vlen sidomos për shqiptarët, u kanë krijuar partive politike të tyre komoditet të jashtëzakonshëm.

 

Besnikëria e individit dhe rrethit të tij ndaj partisë politike, votën e parë të cilës ia dha dikur, po e ndjek ende të njëjtin, për t’ia dhënë përsëri.

 

Kjo ndoshta edhe nuk vlen për mjetet e informimit në të njëjtën mënyrë. Mediumet në mungesë të ekonomisë së fortë në sektorin privat sillen rreth burimit të financimit më shumë sesa individi. Sa më shumë që një medium ka reklama të pushtetit dhe ndërmarrjeve publike, aq më shumë i njëjti i përshtatet dhe i përshtat shkrimet dhe raportimet e veta ndaj pushtetit.

 

Ndërhyrja e pushtetit dhe partive politike edhe në sektorin privat të ekonomisë e bënë situatën edhe më të ndërlikuar dhe i ndrydhë mjetet e informimit edhe më shumë.

 

Por nuk janë të ndrydhura vetëm mjetet e informimit të cilat varen nga pushteti. E njëjta vlen edhe për ato që varen nga partitë në opozitë dhe po në atë masë.

 Edhe partitë në opozitë të cilat kanë arritur që të krijojnë burime të forta financiare në sektorin privat kanë ndërtuar dhe po ndërtojnë armën e tyre në sektorin e gazetarisë, pra mjetet e tyre të informimit duke krijuar kështu ekuilibër mediatik me pushtetin.

 

Me pushtetin apo me opozitën, asnjë nga këto mediume nuk mund të pretendojnë se janë të pavarura.

 

Ato mediume të cilat pretendojnë se janë kritike ndaj pushtetit, nuk mund të pretendojnë se janë të pavarura ndaj opozitës, kur në të njëjtën kohë varen nga pikërisht opozita për nga mbështetja financiare.

 

Këto dy fenomene tashmë janë të njohura dhe mjaft të theksuara në Maqedoni dhe rajon. Që të dy këto fenomene ishin jashtëzakonisht prezentë në vitin 2015 dhe do të jenë edhe në vitin 2016.

 

Kategoria e tretë mund të pretendojë se nuk varen financiarisht as nga pushteti e as nga opozita, por ato pastaj varen nga burimet e treta jashtë Maqedonisë: BE-ja apo edhe vendet e tyre anëtare apo ndonjë vend e burim tjetër i jashtëm.

 As kjo kategori e mjeteve të informimit nuk mund të pretendojë se janë të pavarura, kur fjalët e zyrtarëve perëndimor përsëri transmetohen në mënyrë protokollare. Nëse ato nuk do të varen nga burimet financiare të pushtetit apo të opozitës ato varen nga burimet e tjera jashtë vendit dhe do të raportojnë pa ia prishur këtij burimi.

 Edhe në mediumet jemi pasqyrë e demokratizimit të shoqërisë, kombit dhe vendit, por për nga profesionalizmi jemi pasojë e atyre të drejtojnë shoqërinë, kombin dhe shtetin, pra partive politike në pushtet, në opozitë dhe burimeve të treta jashtë vendit.

 

Për fat të keq, askush, apo pak kush dhe asgjë e pak gjë është e pavarur nëMaqedoni dhe Ballkan Perëndimor.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Mustafa: Pesë propozimet e PDK-së për dalje nga kriza ekonomike

Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti

Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …