Universiteti i Mitrovicës së Veriut vetëm në gjuhën Serbe, ka funksionuar që nga hyrja e forcave të NATO-së, bile thuhet që ky Universitet është bartur në Mitrovicë e që ishte i Prishtinës dhe ka funksionuar pa ndërprerë e që është mbështetur nga Qeveria e Republikës së Serbisë. Procesi edukativo-arsimor është zhvilluar dhe instaluar gati e pa penguar si një propagandë Serbe ndaj nesh Shqiptarëve . Dhe, më 30 dhjetor 2015, Qeveria e Republikës së Kosovës ka pranuar dhe legjitimuar diplomat e lëshuara në Universitetin e Mitrovicës së Veriut. Ky Universitet i mbështetur, financuar dhe menaxhuar ekskluzivisht nga Qeveria e Serbisë dhe ndonjë donator tjetër që nuk i dijmë . Asnjëher nuk është kërkuar nga Kosova me sa jemi ne në dijeni në Bruksel apo instanca tjera që të fillon të integrohet ky Universitet në sistemin arsimor TË Kosovës. Së pari është dashur të jepët një afat kohor që duke u inspektuar plane , programet kurrikula arsimore të afrohet gjegjësisht të unifikohet me standarde të aplikuara në tërë Kosovën dhe normal sipas rregullave të sistemit të njësuar dhe të standardisuar të Bolonjës . Pse studentët Shqiptarët nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva që jan diplomuar ende nuk u njifen diplomat edhe pse kjo është një nga marrëveshjet e arritura në Bruksel në mesë Prishtinës dhe Beogradit . Deri kur do të vazhdohet me këtë qasje që Beogradi nuk i nostrifikon diplomat e shqiptarëve që kan studiuar nëpër Universitete publike e Kolegje të Kosoëvs . Pse Serbia ende po i mban të burgosur edhe ata pak Abetare që ka ndar Republika e Kosovës me dedikim për Krahinën shqiptare të mbetur padrejtësisht nën adminsitrimin e Serbisë .
Pse Parlamenti i Kosovës dhe Qeveria nuk reflektuan që krahas , paralel dhe me një reciprocitet të plot .Edhe në arsim të aplikohet kushte e norma reciproke edhe në arsim .
Duke ua njohur të drejtat dhe njohjen-legjitimitetin e këtij Universiteti në Mitrovicë të Veriut vetëm në gjuhën Serbe të kërkojn që së paku këto Abetare të burgosura në Preshevë të lirohen .
A thua cila është e drejta Serbët në Kosovë të ken Universitet në Mitrovicë kurse shqiptarët të diskriminohen në të gjitha fushat dhe segmentet e jetës duke përfshi që as Abetarja e diploma mos t’ju pranohen pasi që jan të botuara nga sheti amë-Kosova .
Shqiptarëve në tri komuna Ju takon një Universitet publik në gjuhën shqipe dhe t’ju mundësohet të studjojn edhe në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni dhe në vende tjera. Kjo do të bëhet sa më parë aqë më mirë . Kjo është nevoja dhe domosdoshmëri edhe nëse Serbia ende i mban Abetaret në burg dhe e pengon arsimin në gjuhën shqipe . Hapja dhe themelimi i një universiteti publik në gjuhën shqipe do të ndodh nëse edhe kjo legjislatur e Parlamentit të Kosovës nuk këmbëngul edhe nëse nuk vë kushte dhe nuk përfill raportin reciprok në mesë të dy shteteve . Vërtet Serbia i ka burgosur dhe ende i mban Abetaret në Preshevë , dhe nuk presim që të themeloj një Universitet publik në Gjuhën shqipe në këtëo tri komuna , por vallë :
Kosova a është dashur kështu t’i pranoj diplomat dhe të legjitimon Universitetin e Mitrovicës së Veriut pa asnjë kusht-Kjo le të mbetët pyetja .