Përkujtohet dëshmori Ilir Lushtaku

Në 19 vjetorin e rënies së dëshmorit Ilir Lushtaku, Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me Nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, drejtorë komunal, udhëheqës të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, asamblistë, sportistë, familjarë bënë homazhe dhe vendosën lule pranë varrit të dëshmorit Ilir Lushtaku. Në manifestimin që u mbajt në shkollën fillore, “Ilir Lushtaku”, të pranishmëve iu drejtua me një fjalë rasti, Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari. Ndërsa për jetën dhe veprimtarinë e Ilir Lushtakut, ka folur drejtoresha e kësaj shkolle, znj. Valmire Lushtaku. Fjalë falënderimi për pjesëmarrësit ka shprehur edhe vëllau i dëshmorit Ilir Lushtaku, Tahir Lushtaku. Më këtë rast shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Ilir Lushtaku” në Prekaz të Poshtëm ka mbajtur aktivitete përkujtimore e kulturore kushtuar edhe ditës së shkollës, po ashtu nxënësit e kësaj shkolle kishin përgatitur edhe një ekspozitë. Në përkujtim të dëshmorit Ilir Lushtaku është mbajtur edhe turniri tradicional për veteranë në futboll të vogël. Ku Kryetari, Bekim Jashari, bëri edhe hapjen e këtij turneu.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …