Nënkryetari Berisha, inspektoi disa nga punimet në objektet e reja shkollore

Me qëllim të inspektimit të punimeve në objektet e shkollave, të cilat janë projekte dy vjeçare dhe kanë filluar të ndërtohen vitin e kaluar, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i shoqëruar edhe nga drejtori i urbanizimit, Islam Vrenezi dhe zyrtarët tjerë përgjegjës komunal, i kanë vizituar disa nga këto objekte, në të cilat kanë rifilluar punimet ditëve të fundit. Nënkryetari Berisha është ndarë i kënaqur me faktin që kanë rifilluar punimet në këto shkolla dhe ka kërkuar nga ana e punëkryesve, si dhe nga përgjegjësit komunal, që punimet të kryhen sipas planit dinamik, në mënyrë që këto objekte të reja shkollore të jenë të gatshme për vitin e ri shkollor, përkatësisht, të jenë të gatshme për shtatorin e këtij viti. “Një nga prioritetet tona është arsimi, dhe me këto investime ne jemi duke u munduar që në mënyrën më të mirë të mundshme, të krijojmë kushte dhe hapësirë të mjaftueshme, sipas standardeve, në mënyrë që të rritet cilësia në arsim dhe të krijohen kushtet për mësimdhënie dhe mësimnxënie”, tha nënkryetari Berisha, gjatë vizitës në shkollën e fshatit Lladrovc.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …