Këshilli i Drejtorëve bisedoi për realizimin e projekteve në infrastrukturë

Në takimin e rregullt javor të Këshillit të Drejtorëve Komunalë të Klinës, është debatuar rreth realizimit të disa projekteve në infrastrukturë rrugore, për asfaltimin e rrugëve Sferkë-Perqevë, në Krushevë të Madhe dhe Poterq. Ndërkohë, është bërë thirrje që të vazhdohet edhe me projektet infrastrukturore që janë në vazhdimësi të vitit të kaluar, rruga nga Ujmiri deri të aksi rrugor Klinë-Skenderaj pastaj Stupë-Videjë-Zajm dhe rregullimi i shtratit të Lumit. Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka treguar se këto projekte janë të nevojshme për qytetarët dhe kërkoi që posa të përfundojnë procedurat e prokurimit, të nisin punimet. Sa i përket infrastrukturës rrugore, u tha se duhet të nisë edhe meremetimi i rrugëve me zhavorr në ato pjesë ku është e nevojshme, derisa në qytet po mbulohen gropat në rrugë për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve me automjete. Në këtë takim u njoftua se është duke u punuar edhe në vendosjen e kamerave në disa pjesë të qytetit të Klinës ku mungojnë dhe janë të nevojshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …