leoni

Përkujtohen 241 të vrarë gjatë luftës së vitit 1999 në fshatin e Krushë e Madhe

Në shënim të 19-të vjetorit të masakrës të bërë nga forcat serbe në fshatin Krushë e Madhe, në organizim të këshillit të fshatit, tek Kompleksi Memorial u mbajt tubim përkujtimor në nderim të 241 të rënëve me 25, 26 dhe 27 Mars të vitit 1999. Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës u shpreh se ne kemi ardhur sot në përvjetor të flijimit, të qytetarëve të Krushës së Madhe, por edhe të shumë vendeve nëpër Kosovë. Është një numër i madh i vendeve që ka shumë dhimbje. Por, Krusha dhe dhimbja këtu është e veçantë. “Nuk mundemi pa e kujtuar edhe Reçakun, Prekazin, Izbicën, Obrinë, Celinën, Fortesën, Mejën, Suharekën, Kotlinën, Podujevën, Pastaselin, Samadraxhën, Leshanin, Makovcin, Kishnicën, Mitrovicën, Gjakovën, Rezallën, Qikatovën, Likoshanin, Qirezin, Lybeniqin,  e kështu me radhë. Pra, mos harroni, në tokën e Kosovës ashtu sikur kjo dhimbje që e ndjejmë sot, janë plotë vende që kanë dhimbje e janë plotë familje që e ndjejnë këtë dhimbje”, ka thënë Kryeministri Haradinaj. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi duke folur për të rënët e fshatit Krushë e Madhe, ka thënë se fshati Krushë e Madhe e pagoi shumë shtrenjtë çmimin e lirisë. “Krusha e Madhe mbetet simbol i qëndresës për liri. Ajo qe një arterie e madhe prej nga hynin e dilnin luftëtarë, ishte një korridor i rëndësishëm prej nga furnizoheshin me armë. Krusha u dëshmua në rrugëtimin e gjatë për liri. Krusha e Madhe potencialet e shumta njerëzorë ja dedikoi lirisë”, ka thënë ndër të tjera Kryetari Lafiti. Selami Hoti, kryetar i këshillit të fshatit Krushë e Madhe në fjalën e ti ndër të tjera ka thënë se në ditën e sotme para 19 bitësh Krusha e Madhe u qua nga terrori serb. Kriminelët serbe me plane e programe ushtarake kishin filluar vrasjet, djegiet e shkatërrimet në fshat. Lufta jonë  e pastër bëri që serbet të ikin përgjithmonë e ne ta gëzojmë lirinë. Sot si çdo përvjetor vijmë sot për të përkujtuar masakrën më të madhe të Kosovës. Nga kjo luftë 8 familje ngelen pa meshkuj trashëgimtarë. Ende të pa gjetur i kemi edhe 64. Hoti ka kërkuar që në dialogun me Serbinë si temë e veçantë të diskutohet për vrasjet e masakrat që u bënë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …