Edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli ka reaguar pas deklaratave të Lëvizjes Vetëvendosje për intervenimin e policisë në veri të vendit. Ai ka shkruar së Vetëvendosjes i paska dhimbtë intervenimi i shtetit të Kosovës për ta ndalë hyrjen e Gjuriqit.
“Lëvizjes Vetëvendosje i paska dhimbtë intervenimi i shtetit të Kosovës për t’i dhënë përgjigje hyrjes pa leje në Kosovë të Marko Gjuriq. Sërish Vetëvendosje – me apo pa vetëdije – mbrojti interesat e Serbisë, duke e nënçmuar aksionin e Policisë së Kosovës, të cilin e konsideron si të shtyrë politikisht. Sërish Vetëvendosje doli kundër shtetit të Kosovës. Turpi i saj nuk po ka fund”, ka shkruar Ismajli në rrjetin social.