Ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha: Zbatimi i MSA-së tregon rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE

Ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha: Zbatimi i MSA-së tregon rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE

Është duke u zhvilluar konferenca: Kosova, Presidenca e Këshillit të BE-së dhe Strategjia e re e Ballkanit Perëndimor- Çka mund të presim!  Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka thënë se strategjia e re e BE-së tregon njohjen e shtetit nga BE përkundër që 5 vendet e përhershme të saj nuk e kanë njohur. Kjo sipas saj është bërë kur rruga e Kosovës në BE është e ndarë nga ajo e Serbisë. Sipas saj strategjia ia ka bërë të qartë edhe Serbisë që dialogu duhet vazhdojë dhe se ajo mund të futet në BE vetëm me njohjen e Kosovës, raporton lajmi.net. Hoxha ka folur edhe për përmbushjen e reformave që duhet bërë nga Kosova që dalin nga kjo strategji. Ajo ka thënë se është me rendësi të dihet qëndrimi i Bullgarisë dhe Austrisë për këtë strategji si udhëheqëse të BE-së në këtë periudhë. Zbatimi i MSA-së, sipas saj, tregon rrugën e Kosovës drejt integrimit. Më pas ka thënë se disa nga ligjet që janë të rëndësishme për agjendën evropiane janë në Kuvend dhe duhet që të miratohen sa më shpejtë. “Forcimi i sundimit të ligjit është diçka e domosdoshme që duhet bërë për të treguar përkushtimin tonë në rrugën e integrimit”, është shprehur Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …