Në vazhdën e përkujtimit të të rënëve për lirinë e atdheut, sot në fshatin Kryshefc të Skenderajt, familjarët e dëshmorit dhe bashkëluftëtarët e tij kanë bërë homazhe dhe kanë përkujtuar heroin e kombit, Xhavit Gashi i cili pikërisht më me 27 mars të vitit 1999 ka rënë heroikisht në një luftë të ashpër dhe frontale kundër forcave gjakatare serbe duke bërë përpjekje për t’u dalë në ndihmë bashkë luftëtarëve, në Prekaz. Në momentin e rënies ai ka qenë komandant skuadre. Kryetari Thaçi në ditët e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ka dekoruar me urdhrin: “Hero i Kosovës”. Ndërsa sot në vendin e rënies familjaret dhe bashkëluftëtarë të tij kanë bërë homazhe.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …