KMDLNJ

KLDLNJ: Ekspozimi i panevojshëm i Gjuriqit para qytetarëve ishte folklorizëm dhe i ndikuar nga politika

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar hetim për intervenimin e policisë së Kosovës gjatë arrestimit të Marko Gjuriqit gjatë ditës së djeshme në veri. KMDLNj e ka vlerësuar veprim profesional  të policisë së Kosovës dhe  ka shtuar se paraqitja e arrestimit të tij në medie, ka qenë i panevojshëm dhe poshtërues ndaj tij. Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Gjuriq u arrestua dhe pastaj u deportua për në Serbi, pasi kishte hyrje ilegalisht në territorin e Kosovës. “KMDLNj kërkon hetim për këtë lëshim profesional që nuk është dashur të ndodhë. Intervenimin policor gjatë arrestimit të Marko Gjuriqit, KMDLNj e vlerëson si shumë profesional ndërkaq ekspozimin e panevojshëm para medieve dhe qytetarëve e sheh si folklorizëm politik dhe i ndikuar nga politika”, thuhet mes tjerash në kominukatën e KMDLNj-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …