Kryetari i i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vendimi i Listës Serbe që të dalë nga koalicioni qeverisës në Kosovë, është dëshmi për provokimin që Serbia ia bëri Kosovës me hyrjen ilegale të Marko Gjuriqit në veri. Sipas tij, zhvillimet e të hënës janë në kundërshtim me angazhimet për dialog dhe për ndërtim të paqes si dhe cenim i përpjekjeve për normalizim të raporteve mes Kosovës e Serbisë. Pikërisht në ditën kur institucionet e Kosovës filluan punën për krijimin e Grupit Punues të gjerë institucional, që do të bashkëpunojë me Ekipin Menaxhues dhe me Misionin e OSBE-së në Kosovë për draftimin e Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndodhi provokimi nga shteti i Serbisë. Këtë e konfirmon edhe vendimi i sotëm për daljen e Listës Serbe nga institucionet e Kosovës”, ka thënë Thaçi në një njoftim zyrtar.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …