Kyetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se arrestimi i serbit Gjuriq, është bërë dhjetë vjet me vonesë. Ai ka thënë se Gjuriqi nuk është dashur të akuzohet vetëm për kalim ilegal të kufirit por edhe për cenim territorial të Republikës së Kosovës. “Arrestimi i Gjuriqit ndodhi një orë pasi që Thaçi, Veseli e Haradinaj u dakorduan që Kosova ta nis shkrimin e statutit të ‘Zajednicës’ së Serbisë, kundër së cilës kemi nënshkrimet e mbi 205 mijë qytetarëve të Republikës së Kosovës, demonstratat më të mëdha të Kosovës së pasluftës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese që thotë se plot 23 nene të Kushtetutës janë shkelur. Aksioni që nuk është sekuencë pozitive, ka konsekuenca negative. Ne nuk e dimë nëse kishte strategji shtetërore para aksionit të djeshëm. Ne nuk dimë nëse tash ka strategji shtetërore pas aksionit të djeshëm. Dhe, ne kemi përvojë të hidhur me mungesën e strategjive shtetërore të Kosovës kundrejt Serbisë dhe për veriun e Kosovës”, ka thënë Kurti. Ne e dëshirojmë ndryshimin në Kosovë, mirëpo nuk besojmë që z. Haradinajt duhet t’i organizojmë mocion për shkak se e la Lista Serbe. Ne besojmë se ministrat që sipas Kushtetutës duhet të jenë nga komuniteti serb le të jenë serb që e pranojnë Kushtetutën, pra që e pranojnë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”, është shprehur Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …