leoni

AFP: Në kuadër të vizitave të Papa Françeskut nëpër botë mund të përfshihet edhe Kosova

Duke u thirrur në burime të saj brenda Vatikanit, agjencia AFP njofton se në kuadër të vizitave të Papa Françeskut nëpër botë mund të prfshihet edhe Kosova. Vizitat në Kosovë dhe Armeni, pritet të përfshihen në agjendën e Papa Françeskut, si destinacione të mundshme në 12 muajt e ardhshëm. Burime brenda Vatikanit, thonë se viti 2016 pritet të jetë një vit i vështirë për Papën. Megjithatë gjatë 12 muajve të ardhshëm, Ati i Shenjtë, pritet të vizitojë disa shtete, përfshirë edhe Kosovën, raporton AFP. Vizita e Papës në Kosovë do të ishte e një rëndësie të veçantë marrë parasysh faktin se kjo paraqet vizitën e parë të përfaqësuesit më të lartë të Kishës Katolike në vendin tonë, të cilin Vatikani ende nuk e njehe si shtet.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …