leoni

U nënshkrua marrëveshja për “Procesin e Planit zhvillimor të arsimit 2018-2022”

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe Bari Zenelaj, koordinator i projektit “Rrjeti i Kosovës për arsim dhe punësim”, kanë nënshkruar një marrëveshje për Projektin pesëvjeçar “Procesi i Planit zhvillimor të arsimit 2018-2022”, përmes së cilit do të hartohet Plani zhvillimor i arsimit për Komunën e Suharekës për vitin 2018-2022, ky proces derivon prej Strategjisë Nacionale të Arsimit PSAK-ut për komuna, që deri tash janë hartuar në shtatë Komuna të Kosovës dhe tash po vazhdohet në dy Komuna në Suharekë dhe Dragash. Në këto trajnime do të marrin pjesë të gjithë akterët që punojnë në sektorin e Arsimit në Komunën e Suharekës. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian, ndërsa menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …