Këshilltari i Ministrit të Arsimit takoi nxënësit e shtatë shkollave të përzgjedhura për vlerësimin “PISA 2018”

Në shoqërim të përfaqësuesve të DKA-së dhe koordiantorëve të shkollave, këshilltari i Ministrit të Arsimit, Fatmir Bytyqi, ka përcjellë përgatitjet rreth mobilizimit të nxënësve, prindërve, mësimdhënësve dhe te gjitha strukturave tjera për angazhim më të madh në ngritje të rezultatit të nxënësit pjesëmarrës në vlerësimin ndërkombëtar “ PISA 2018 ”.

Këshilltari me këtë rast takoi nxënësit me të cilët bisedoi rreth punës së tyre, vështirësive kërkesave dhe përkrahjes së tyre në këtë proces. Bytyqi me këtë rast shpërndau postera me përmbajtje të “PISA-s” dhe broshura për nxënës me disa informata bazë për këtë lloj vlerësimi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …