Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme e Siguri dhe nënkryetarja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini të martën në takimin që ka pasur me Aleksandar Vuçiqin në Beograd, ka thënë se ngjarja e së hënës kur u arrestua Marko Gjuriqi, nuk duhet të përsëritet më. Në njoftimin e publikuar pas përfundimit të takimit, ajo ka thënë se BE-ja kërkon qetësi, mençuri dhe lidership për të parandaluar këso skenash. “Në takim përfaqësuesja e lartë ka folur për ngjarjen e ditës së hëne në Kosovë: çfarë ka ndodhur nuk duhet të përsëritet më”, thuhet në njoftim. Kryetari serb dhe Mogerini janë pajtuar që të gjenden mënyra të reja për vazhdimin e punës dhe zgjidhjen paqësore të problemeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. “Ata pajtohen se është në interesin kombëtar dhe shtetëror të Serbisë ruajtja e stabilitetit, paqes dhe e progresit në rrugën drejt BE-së”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …