DASH: Është koha që Kosova dhe Serbia të jenë fleksibile dhe kreative

DASH dënon ngjarjet në veri, në mënyrë të panevojshme ngritën tensione dhe kërcënuan stabilitetin

Departamenti Amerikan i Shtetit dënoi ngjarjet e së hënës në Mitrovicë të cilat “në mënyrë të panevojshme ngritën tensione dhe kërcënuan stabilitetin rajonal”.  Në një deklaratë të lëshuar të martën, zëdhënësja e DASH, Heather Nauert, ftoi Kosovën dhe Serbinë që të fokusohen në dialogun e drejtuar nga Bashkimi Europian.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë ngjarjet e djeshme në Mitrovicë të cilat në mënyrë të panevojshme ngritën tensione dhe kërcënuan stabilitetin rajonal. Ne kërkojmë nga të gjitha palët që ta shmangin eskalimin e situatës, dhe në mënyrë të qetë t’i zgjidhin kontestet në paqësisht. Për ta krijuar një paqe të qëndrueshme në Ballkan, edhe Kosova edhe Serbia duhet të fokusohen në normalizimin e marrëdhënieve nëpërmjet dialogut të drejtuar nga BE. Shtetet e Bashkuara mbesin të gatshme t’i mbështesin të gjitha palët në dialog”, tha zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert.

Njësitet speciale të Policisë së Kosovës të hënën në mbrëmje arrestuan shefin e Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko GJuriq për hyrje ilegale në territorin e Kosovës. Ai u ekstradua në Serbi disa orë pas arrestimit

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …