Sot bëhen 19 vjet që kur ndodhi masakra e Izbicës, në të cilën u vranë rreth 150 shqiptarë të Kosovës. Nё datat 25, 26, 27 mars tё vitit 1999, UÇK-ja bëri rezistencë heroike ndaj forcave serbe, ndërsa e diela e 28 marsit, ishte dita që do të na bënte që edhe sot ta përkujtojmë. Më 28 mars 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan mizorisht 147 veta. Masakra e Izbicës zë vend edhe në raportin e Departamentin të SHBA-së. Atë kohë u publikuan edhe fotografitë e bëra nga sateliti, në të cilat qartë shihen 147 varrezat e reja në Izbicë. Pas masakrës, kufomat e të vrarëve, i varrosen fshataret e kësaj ane në fshatin Izbicë, mirëpo, forcat serbe, i zhvarrosin kufomat e të pushkatuarve, duke i dërguar në lokacione të ndryshme në Kosove e Serbi
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …