Një grup i armatosur ka vrarë një turist dhe ka plagosur 11 të tjerë në Derbent të Dagestanit

Një grup i armatosur ka vrarë një turist, si ka  plagosur 11 të tjerë në Kështjellën  e Derbentit, në Dagestan, zonë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, e cila ndodhet  në Kaukazin verior. Turistët u sulmuan mbrëmjen e së martës, ndërsa gjendeshin përpara fortesës së qytetit, që konsiderohet një ndër më të hershmit në Rusi. Pesë nga të lënduarit janë në gjendje kritike për jetën. Dagestani është përfshirë në sulme nga kryengritësit islamikë dhe nga  separatistët e  Çeçeninë fqinje. Ende nuk dihet me saktësi se kush qëlloi mbi turistët në Derbent, ndërsa agresorët u larguan nga vendngjarja me shpejtësi. “New York Times” shkruan  se, vitin e kaluar, një pjesë e krerëve kryengritësve islamikë të rajonit hoqën dorë nga besnikëria e tyre ndaj al-Kaedës, në favor të Shtetit Islamik. Drejtues të këtij të fundit kanë bërë thirrje për sulme në Rusi dhe perspektiva e një grupi të ri fanatikësh, që faniten në vend këtë herë nën flamurin e ISIS-it, ka mbjellë krikë, në Kremlin.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …