Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se nuk do të ketë më “Stuhi”, as “bombardime nga ajri” dhe nuk do të ketë më humbje serbe. “Unë kam thënë disa herë – dhe fjalët e mia nuk janë shaka dhe i mbaj ato, veçanërisht kur janë serioze dhe të përgjegjëshme. Unë u thashë sërish se nuk do të lejoj që serbëve të ndodhin edhe më tej ‘Stuhira’ sepse do të kemi trauma dhe plagë për qindra vitet e ardhshme pas disfatave serioze që përjetuam, heshtjes dhe faktit se ishim të shurdhër dhe të verbër kur na ndodhën tragjeditë më të këqija mbi kurriz të popullit tonë “, tha Vuçiçi për Radio Televizionin e Serbisë. Ai ka thënë me këtë rast për veten se nuk është një udhëheqës i madh karizmatik si Sllobodan Millosheviqi, as shumë i zgjuar, i mirë, i bukur, simpatik dhe i suksesshëm si Boris Tadiçi dhe Vojislav Koshtunica”, por gjithashtu përsëriti se në kohën time nuk do të ketë humbje të Serbisë. Më duket disa njerëz e kanë kuptuar mirë se nuk është më koha për të luajtur me Serbinë dhe ajo nuk është aq e dobët sikur do të dëshironin ata, ka thënë mes tjerash Vuçiq për RTS-në (Al-Xhazira-RKL)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …