Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në Komisionin për Integrime Evropian ka raportuar për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit si kriter për liberlizim të vizave. Tahiri ka thënë se janë dy komponente në këtë proces: komponenti i politikbërjes dhe ai legjislativ. Në aspektin legjislativ janë proceduar në Kuvend disa projektligje që ndërlidhen me luftimin e krimit dhe korrupsionit. Tahiri poashtu ka thënë së është shtuar buxheti për Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial. “Çështje tjetër është edhe rritja e dënimeve për afera korruptive. Por ajo që vlen të ceket është edhe se ata që dënohen për vepra korruptive për 10 vjet nuk do të kenë të drejtë të marrin poste publike”, ka thënë Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …