Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha priti ambasadorin e Malit të Zi, në Kosovë, Ferhat Dinosha

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha priti ambasadorin e Malit të Zi, në Kosovë, Ferhat Dinosha

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha priti sot në takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Malit të Zi, në Prishtinë, Ferhat Dinosha me bashkëpunëtorë. Ministri Berisha dhe ambasadori i Malit të Zi, z. Dinosha biseduan për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në mes dy shteteve si dhe u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit  dhe zgjerimin e tij edhe në fusha tjera që janë me interes për dy vendet.   Ministri Berisha e njoftoi ambasadorin Dinosha edhe me zhvillimet e përgjithshme të FSK-së, sukseset gjatë trajnimeve dhe operacioneve të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit, përfshirë integrimin e pjesëtarëve të komuniteteve në FSK. Rëndësi të veçantë ministri i kushtoi bashkëpunimit ndërkombëtar me NATO-n, KFOR-in, NALT-in, Gardën  Kombëtare të Ajovës së SHBA-ve si dhe bashkëpunimin me ministritë e mbrojtjes të vendeve fqinje.

Ambasadori i Malit të Zi, z. Dinosha falënderoi ministrin Berisha për pritjen si dhe e përgëzoi për zhvillimet dhe arritjet e përgjithshme të FSK-së. Ambasadori me këtë rast shprehu qëndrimin zyrtar të qeverisë së Malit të Zi për mbështetjen e Republikës së Kosovës në të gjitha fushat, e kryesisht në rrugën e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …