Zyra për media e kryeministrit Ramush Haradinaj, është deklaruar rreth iniciativës së Listës Serbe për themelimin njëanshëm të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në përgjigjen zyrtare për KosovaPress, thuhet se asnjë nismë e cila nuk është e bazuar në ligjet dhe procedurat demokratike të Republikës së Kosovës nuk do të implementohet dhe nuk do të respektohet. “Asociacioni është obligim që Kosova e ka marrë në procesin e Brukselit dhe i cili do të implementohet në të ardhmen e afërt. Asnjë nismë, e cila nuk është e bazuar në ligjet dhe procedurat demokratike të Republikës së Kosovës, nuk do të implementohet dhe nuk do të respektohet”, thuhet në përgjigjen e zyrtarëve për informim të kryeministrit.
