MINISTRI PAL LEKAJ TAKOHET ME AMBASADORIN E KOSOVËS NË SHQIPËRI SYLË UKSHINI

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, priti Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, ku si temë diskutimi ishte çështja e taksës rrugore për Rrugën e Kombit, taksë kjo, e cila është e papërballueshme për qytetarët dhe bizneset e Kosovës, të cilët kanë qarkullim të vazhdueshëm në rrugën e Kombit. Ministri Lekaj  potencoi edhe një herë se nuk është i pajtimit me këtë taksë të papërballueshme për standardin tonë. “Ne si Ministri e Infrastrukturës i kemi marrë me shqetësim gjitha ato ankesa të qytetarëve të Kosovës, sa i përket tarifës rrugore të autostradës së Kombit. Ajo që mund të them, është se ne nuk jemi njoftuar paraprakisht dhe as nuk jemi konsultuar me Qeverinë shqiptare për këtë  rast nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë zoti Gjiknuri”, deklaroi Lekaj. Ndërsa ambasadori e njoftoi ministrin Lekaj lidhur me takimin e tij me ministrin e Infrastrukturës dhe energjisë Demian Gjiknuri, të cilit ia ka përcjellë letrën, dhe i ka kërkuar një takim në kohën më të shkurtër të mundshme për t’i trajtuar këto gjëra.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …