Ministri Reçica: Aftësimi profesional mundësi e mirë për punësimin

Në kuadër të vizitave në Qendrat e Aftësimit Profesional (QAP), Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, vizitoi edhe qendrat në Gjilan dhe Ferizaj, ku pa nga afër shumë të rinj e të reja duke ndjekur kurse të aftësimit në fusha të ndryshme, si: zdrukthëtari, administrim biznesi, saldim, dizajn, hotelieri, etj. Përfaqësuesit e të dy qendrave falënderuan ministrin Reçica për vizitën dhe interesimin që po tregon në promovimin dhe fuqizimin e qendrave të aftësimit dhe riaftësimit profesional. Ministri Reçica me disa nga të rinjtë me studime pasuniversitare të përfunduara, u njoftua në detaje rreth njohurive që ata po përfitojnë në trajnimet që po ndjekin në këto qendra. Në Gjilan, ministri takoi edhe Lavdrim Hysenin, i certifikuar në dizajn grafik dhe i punësuar në biznesin, “Luli 93”, i cili tregoi se aftësimi i përfituar në QAP i ka ndihmuar për të gjetur një vend pune. Ministri Reçica u shpreh i kënaqur nga puna që pa në këto qendra dhe nga  vullneti i të rinjve për punë. Reçica tha se aftësimi dhe riaftësimi profesional, në kuadër të masave aktive të tregut të punës, janë mundësi e jashtëzakonshme për të gjetur një vend pune dhe bëri thirrje që të vizitohen sa më shumë këto qendra për të ndjekur trajnimet dhe për tu aftësuar në një laramani profilesh që ofrohen në QAP.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …