leoni

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së kanë munguar shumë autoritete të partisë

Kryetari i PDK-së Hashim Thaçi në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së për fund të vitit ka deklaruar se viti 2016 pritet të jetë vit i rëndësishëm për Kosovën, meqë sipas tij  pritet të bëhet themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, liberalizmi i vizave, rritja e mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimi më i qëndrueshëm ekonomik. Para krej pak të pranishmëve Thaçi tha se gjendja aktuale politike do të tejkalohet me rrugën e komunikimit dhe bashkëpunimit. Në këtë mbledhje nuk ishin të pranishëm  figurat qendrore të PDK-së si nënkryetari i parë i PDK-së, Kadri Veseli, pastaj, Hajredin Kuçi, Enver Hoxhaj, Bajram Rexhepi, Adem Grabovci, Elmi Reçica, Besim Beqaj, Flora Brovina dhe shumë figura tjera të kësaj partie, e cila po përshkohet me një krizë të rëndë të përçarjes përbrenda.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …