Shënohet përvjetori i SHFMU ”Ilaz Thaçi” në Han të Elezit

SHFMU ”Ilaz Thaçi” në Han të Elezit shënoi ditën e shkollës. Shënimi i kësaj dite filloi në fshatin Krivenik ku përfaqësues të institucioneve publike dhe shkollore bënë homazhe dhe vendosën buqetë lulesh në vendin ku humbi jetë dëshmori Ilaz Thaçi. Me 29 Mars të vitit 2001 arsimtari Ilaz Thaç ish ushtarë i UÇK-së ra nga predhat e slavomaqedonëve në oborrin e shkollës vetëm pak momente pasi nga aty i largoi nxënësit e shkollës. Manifestimi qendrorë në shënim të kësaj dite u mbajt në Sallën e Sporteve të kësaj shkolle në Han të Elezit. Zëvendësdrejtori i kësaj shkolle Ahmet Bushi duke përshëndetur përfaqësuesit e Komunës, familjet e Dëshmorëve, mysafirët, prindërit, nxënësit dhe të pranishmit, tha se kjo shkollë punën e saj e ka filluar që nga viti 1946 ndërsa sot edukohen dhe arsimohen nxënësit nga parafillorët e deri në klasën e IX-të. Kjo shkollë ka 51 paralele, 58 mësimdhënës, stafin menaxhues, si dhe stafin teknik të shkollës ku në ç’do moment i shërbejnë këtij institucioni. Shkolla jonë me krenari e mban emrin e ish mësuesit, ish ushtarit të UÇK-së -Ilaz Thaçi i cili punoi si mësues në fshatin e tij si dhe dha kontributin e tij në kohërat më të vështira, duke qenë kontribuues edhe në ushtrinë për çlirimin e popullit tonë nga okupatorët serbo-sllave tha Bushi. Për kontributin e dhënë në edukimin e shumë gjeneratave të kësaj shkolle Drejtoria e Arsimit dhe Kulturës e Hanit të Elezit  në shënim të kësaj dite nderoi me “Mirënjohje” arsimtarët Musli Qajani, Menduh Reçi dhe Izahir Laçi. Manifestimi përfundoi me program artistik të përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …