leoni

Kryetari Jashari priti në takim Ambasadoren e Turqisë në Kosovë

Në sallën e kuvendit Komunal në Skenderaj, u organizua një takim me ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivlicim Kiliç, dhe Organizatat e Grave në Skenderaj, Okarina, Drugza dhe organizata e grave për biznes. Në këtë takim morën pjesë, Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, kryesuesja e kuvendit komunal, Fatbardha Haliti, Drejtori për bujqësi pylltari dhe zhvillim rural, Sokol Sallahu. Qëllimi i takimit ishte që Organizatat e Grave në Skenderaj, të krijojnë lidhje bashkëpunimi me Organizatat e Grave në Turqi, ku do të mund t’i shpërndajnë përvojat dhe njohuritë e tyre, nga vizita të ndryshme si në Kosovë ashtu edhe në Turqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …