leoni

Kërkohet rifillimi i punëve në ndërtimin e shkollës së Leshanit të Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka vizituar SHFMU “Vaso Pashë Shkodrani” në fshatin Leshan, ku ka parë për së afërmi kushtet jo të mira të objektit ku mësojnë rreth 300 nxënës të këtushëm. Kryetari ka vizituar edhe vendin ku ka filluar vitin e kaluar ndërtimi i objektit të ri dhe ku janë ndërprerë punime, andaj ai duke parë kushtet e vështira ku mësojnë nxënësit dhe duke e parë të arsyeshme rifillimin e punimeve, ka bërë apel që Ministria e Arsimit të rifillojë punimet në objektin e kësaj shkolle. Nxënësit kësaj shkolle përballen me kushte jo të mira higjienike dhe për procesin normal mësimor, andaj ai shpreson se punimet do të nisin shumë shpejt në ndërtimin e objektit të ri, në mënyrë që këtë shtator nxënësit e kësaj shkolle të mësojnë në kushte shumë më të mira se tani.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …