leoni

Enver Hoxhaj paralajmëron edhe masa tjera reciprociteti ndaj Serbisë pas taksës për produktet nga ky shtet

Zëvendëskryeministri i vendit, Enver Hoxhaj kërkon platformë për dialogun në Kuvend të Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj tha se problemet mes Kosovës dhe Serbisë do të përfundojnë me arritjen e marrëveshjes obligative ligjore në përfundim të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Hoxhaj tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të vazhdojë, por se Kosova duhet ta ketë një platformë që paraprakisht miratohet nga Kuvendi i Kosovës, për çka duhet edhe konsensusi politik. Asociacioni i Komunave Serbe, tha zëvendëskryeministri Hoxhaj do të formohet vetëm në pajtueshmëri me kushtetutën e Kosovës, dhe nga grupi punues i përbërë nga përfaqësues shqiptarë dhe serbë të Kosovës, gjë për të cilën ka marrë iniciativë edhe presidenti, së bashku me kryeministrin dhe kryeparlamentarin. Tha se nuk ka asnjë mundësi që Serbia të mund të ndërtojë një entitet në veri të vendit, të ngjashëm me Republika Srpska. Hoxhaj ka lëvduar edhe reagimin e LDK-së në lidhje me ngjarjet e fundit në Kosovë, duke thënë se ka qenë shembull ndërsa ka thënë se është për keqardhje reagimi konspirativ i Vetëvendosjes. Në vend të konspiracioneve, Hoxhaj tha se opozita duhet të shtrojë pyetje se mos Gjuriq e ka pasur të gatshme logon e Asociacionit kur ka hyrë ilegalisht në Kosovë, duke aluduar se ekziston një informacion i tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …