Sindikata e zjarrfikësve te Kosovës, letër të hapur publike institucioneve të Kosovës

Ministrit të Financave , Z. Avdullah Hoti, 
Ministrit të  Punëve te Brendshme , Z. Skender Hyseni,  
Ministrit të Administratës Publike, Z. Mahir Jaggjillar,  
Ministrit të  Punës dhe Mirëqenies Sociale, Z. Arban Abrashi,  
Agjencisë për Reagim Emergjent, AME, 
Kryetarëve të  komunave te Kosovës.  

                             

Te nderuar përfaqësues te institucioneve te Kosovës

 

Sindikata  e zjarrfikësve te Kosovës ne mbledhjen e fund vitit analizoi situatën e krijuar ne shërbimin  e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit e cila u cilësua si e rënd dhe ne një situatë mjaft te vështir ne te gjitha aspektet si ne aspektin, legjislativë, organizativ, dhe Menaxhues, sa i përket këtij shërbimi

Po ju drejtohemi me ketë letër te hapur publike pasi qe nuk patëm rastin te komunikojmë ne formë tjetër ,pasi qe disa here  ju drejtuam me shkresa, ju njoftuam me situatën e  rende qe ka kapluar shërbimin e zjarr fikjes dhe shpëtimit, por asnjëherë nuk pranuam përgjigjeje dhe nuk kuptuam asgjë për ketë gjendje  te krijuar ,por vetëm heshtje dhe mos gatishmëri për te zgjedh problemet e akumuluara me vite te tëra .

Me ligjin për zjarrfikje dhe shpëtim Ligji Nr. 04/ L-049 –  22 shtator 2011 ,zjarrfikësit janë staf i ministrisë ligj i cili asnjëherë nuk u implementua, mandej udhëzimi administrativ për transferim nga komunat ne MPB/ AME i NR. 21-2012 , gjithashtu i pa realizuar dhe nga tentimi për te bere një zgjidhje dhe shërbimi te funksionalizohet, gjerat u përkeqësuan edhe me shumë dhe ky Shërbim  qe nga viti 2012 është ne mëshirën e askujt ,pa definim te kompetencave menaxhuese ,pa vije buxhetore dhe pa përkujdesje institucionale.

Ky vakum institucional i krijuar, ku asgjë nuk funksionon dhe askush nuk e di pse dhe askush nuk interesohet për te zgjedhur problemet evidente te grumbulluara me vite ka shkaktuar indinjatë dhe revolt  te kjo kategori e te punësuarve .

Te diskriminuar ne çdo aspekt, statusi i shërbyesve Civil ,ne kundërshtim me profesionin dhe specifikat e shërbimit, mos implementimi i ligjeve ne fuqi ,ligji i Punës ,ligji i shërbyesve civil ,ligji për mbrojtje dhe siguri ne punë, Nr. 04/L-161 ,si dhe aktet nen ligjore Rregullorja Nr.33/2012, për Shtesat në Pagë dhe Kompensime të Tjera të Nëpunësve Civil,  e vështirësojnë edhe me  shumë punën dhe drejtpërdrejt   shkelin te drejtat  e garantuara ligjërisht.

Mos implementimi i ligjeve , dhe mos definimi i kompetencave menaxhuese ne mes MPB/AME dhe Komunave ka rezultuar me shkelje dhe mos realizimit te drejtave dhe benifiteve, ku vlen te ceket se i vetmi shërbim emergjent ka koeficientin me te ulët te pagesës ne disa komuna 4.83 ky diskriminim ne raport me koleget e tyre ne komuna tjera ,mos kompensimi për orët jashtë orarit , për punën gjatë  ndërrimit te natës ,festat shtetërore etj dhe gjithë here arsyetimi nga institucionet se janë obligime duke fajësuar njëra tjetrën, Ministria hedh përgjegjësin tek Komunat, e anasjelltas Komunat tek Ministria.      

Kjo gjendje e krijuar ka shkaktuar mjaft probleme tjera teknike, si furnizimi me pajisje dhe mjete tjera te domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë ,si uniforma ,pajisje personale  
mbrojtëse te cilat duhet te ofrojnë siguri ne punë ,te cilat mungojnë, janë te pa sigurta te pa kontrolluara periodikisht dhe sipas deklaratës se prodhuesit dhe te pa testuara ,te cilat drejtpërdrejti rrezikojnë shëndetin dhe jetën e Zjarrfikësve ,siç kemi lëndime te zjarrfikëseve te cilët edhe pse kanë pësuar lëndime ne vendin e punës ,te gjitha shpenzimet mjksore eshte dasht ti kryejnë vet ,pikërisht për shkak se askush nuk merr përgjegjësin ti kryej obligimet ,as Ministria e as Komunat

Kemi shpresuar se gjatë këtij viti do te behet zgjedhje ,por ne asnjë agjendë te Qeveris dhe ministrisë nuk kemi vërejt, se diçka është duke lëvizë ne drejtim te duhur ,kemi prit qe se paku te përcaktohet se kushe është punedhenesi dhe menagjuesit e shërbimit edhe pse ligji për zjarrfikje dhe shpëtim është dashtë te procedohet ne kuvend por nuk ndodhi dhe gjendja vazhdoi me te vjetrën dhe kjo gjendje e pa pranueshme dhe e pa përballueshme, ku zjarrfikësit ndihen te anashkaluar ,te injoruar ,te përbuzur te pa vlerësuar te denigruar edhe profesionalisht ,ku ne vazhdimësi obligohen te kryejnë edhe pune tjera qe nuk i përket misionit te zjarrfikjes dhe shpëtimit, si pastrimi i rrugëve ,ujitja e parqeve, dhe punë tjera.   

Mos gatishmëria e institucioneve për te marr përgjegjësin për te siguruar kushte për pune ,organizimin  e shërbimit dhe obligimet ligjore dhe plotësimin  e kërkesave tona te drejta dhe legjitime për Sindikatën dhe zjarrfikësit janë te pa pranueshme  dhe konsiderojmë se është momenti fundit qe kjo gjendje te tejkalohet dhe ky shërbim te arsyetoj themelimin, shpëtimin e jetës se njeriut dhe te mirave materiale , kështu si i tille nuk e arsyeton ketë epitet.

Prandaj APELOJM tek niveli qendror dhe lokal, qe te harmonizojnë qëndrimet te definohen kompetencat, te ndahen përgjegjësit, te sigurohet buxhet , zjarrfikësit nga Komunat furnizohen vetëm nga mjetet për mallra dhe shërbime , mjete te domosdoshme si derivate dhe  për tjerat investime nuk behet fjalë , përndryshe jemi te shtrënguar qe te vemi masat sindikale ne veprim dhe asgjë nuk do te përjashtohet edhe Grevë , sepse ne jemi te gatshëm qe për te shpëtuar jetën e qytatereve te rrezikojmë jetën ,por  nuk jemi te gatshëm qe për shkak te neglizhencës se institucioneve te vejmë shëndetin dhe jetën ne rrezik , jeni përgjegjës për te ofruar kushte dhe pajisje qe sigurojnë pune te sigurt ,e drejt e garantuar edhe me ligje ne fuqi dhe me knvekta ndërkombëtare te punës.

Shprsojm  se do te na kuptoni dhe do te zgjidhet qeshtja e zjarrfikëseve ne mënyrë te drejt, siç e  meriton si shërbimi jetik i domosdoshëm për siguri te qyteteve dhe shtetit ne përgjithësi.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …