Ambasadori amerikan në Prishtinë,
Greg Delawie duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se ajo jep
dritën jeshile për themelimin e Asociacionit, por në përputhje me Kushtetutën e
Kosovës. Ai ka sqaruar se Gjykata i ka dhënë udhëzime Qeverisë sesi mund të hartohet
statuti i Asociacionit, në mënyrë që ai të jetë në pëlqim me Kushtetutën e
Kosovës. “Nëse e lexoni me vëmendje e shihni se Gjykata thotë se: (a) një organ
i tillë mund të krijohet, dhe (b) kjo është mënyra se si e krijoni në mënyrë që
të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Delawie për gazetën Zëri.
Ambasadori amerikan ka folur edhe për luftën kundër korrupsionit, duke theksuar
se çdo zyrtar shtetëror, që ka aktakuzë për korrupsion, duhet të largohet nga
pozita, të paktën derisa të përfundojë procesi gjyqësor.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …