leoni

Jakup Krasniqi: Një libër për Demarkacionin dhe Gjykatën Speciale

Jakup Krasniqi: Një libër për Demarkacionin dhe Gjykatën Speciale

Në librin e tij “Arti i bisedimeve”, autori, Jakup Krasniqi ka paraqitur qëndrimet e tij lidhur me marrëveshjet e Brukselit, Demarkacionit dhe Gjykatën Speciale. Për këtë të fundit ai thotë se e ka reaguar për dëmet politike që më shumë po i bëhen të ardhmes së Kosovës sesa  të shkuarës, madje ai thotë se ky lloj i drejtësisë nuk i duhej askujt. Këtë Krasniqi e ka thënë me rastin e promovimit të librit të tij “Arti i bisedimeve”. Krasniqi tha se nuk është problem nëse vërtetë qëllimi i drejtësisë është me dal në shesh, por sipas tij kur ajo bëhet krejt politike për eliminime politike atëherë është padrejtësi e madhe.

Një shpjegim të asaj që përmban libri e ka bërë  Hydajet Hyseni, i cili tha se siç e thotë edhe titulli libri është një ndërtim i llojit të veçantë të librit edhe historik edhe politik. Ndërkaq, aktorja Safete Rugova ka lexuar parathënien e shkruar nga Bardhyl Mahmuti, i cili kishte shkruar se libri është një interpretim ndryshme dhe mjaft kritik i zhvillimeve që rezultuan nga bisedimet e Kosovës me Serbinë në Bruksel. Po ashtu, ai kishte shkruar se kritikat që bëhen ndaj mënyrës se si i janë qasur këtyre bisedimeve bartësit e institucioneve të Kosovës, nuk janë kritika të ndonjërit që i sheh proceset nga një distancë kohore dhe jashtë kontekstit real.

Ndërkaq, autori i recensionit për librin, Elvi Sidheri, tha se libri është ‘sui generis’ ashtu siç është edhe atdheu i autorit.

 Libri “Arti i Bisedimeve” i autorit Jakup Krasniqi përbëhet nga tre kapituj, ku i pari është marrëveshjet e Brukselit, i dyti demarkacioni, liberalizimi i vizave dhe i fundit për Gjykatën Speciale. Ky ënjtë libri i 13-të që ka nxjerrë në dritë Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …