Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim lamtumirës, shefen e Zyrës greke në Kosovë, Konstantina Athanassiadu, të cilën e falënderoi për kontributin e dhënë gjatë misionit të saj në Kosovë dhe i shprehu vlerësimet e qeverisë për rolin e Greqisë në ndërtimin e marrëdhënieve bilaterale. “Integrimi në strukturat euroatlantike është prioritet i institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës dhe mbështetja e Greqisë në këtë fushë është e nevojshme”, tha kryeministri Haradinaj, duke kërkuar nga Greqia njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe vazhdimin e partneritetit ekonomik e diplomatik. Shefja e Zyrës greke në Kosovë, Konstantina Athanassiadou, theksoi se qasja konstruktive e Greqisë karshi Kosovës do të vazhdojë, si rezultat i bashkëpunimin korrekt me të gjitha institucionet në vend. Kryeministri Haradinaj dhe shefja e zyrës në largim e Greqisë, Athanassiadou, u dakorduan për angazhim të përbashkët për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …