KKSB-ja e vlerëson të qetë situatën e sigurisë në Komunën e Klinës

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka përshëndetur gjithë anëtarët e KKSB-së dhe ka thënë se bashkërisht mund të punojmë edhe më shumë në krijimin e sigurisë për të gjithë qytetarët, e cila është stabile dhe e qetë. Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në takimin që është mbajtur të enjten, e ka vlerësuar të qetë situatën e sigurisë në Komunën e Klinës. Është biseduar për lirinë e lëvizjes, qentë endacakë, njerëzit që kërkojnë lëmoshë, sigurinë afër shkollave dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me sigurinë. Ishte vlerësim i përgjithshëm që situata e sigurisë është e qetë dhe gjithë qytetarët pa dallim lëvizin lirshëm. Komandanti i Stacionit të Policisë në Klinë, toger Rexhë Berisha, ka treguar se situata e sigurisë është stabile, përveç disa rasteve të cilat nuk ndikojnë në sigurinë e përgjithshme në këtë Komunë. Në këtë tre mujor, toger Berisha, ka treguar se ka pasur 81 raste të natyrave të ndryshme: 27 aksidente, 17 persona janë ndaluar, ndërsa 71 janë arrestuar. Janë konfiskuar 4 armë pa leje dhe 26 copë municion. “Rastet e vjedhjeve, krahasuar me vitin e kaluar kanë shënuar rënie dhe kjo falë punës së Policisë së Kosovës dhe bashkëpunimit të mirë me institucionet lokale dhe qytetarët. Së fundmi është kapur një grup i hajnave”, ka thënë Berisha. Nga policia është kërkuar të jetë prezent afër shkollave në mes të dy ndërrimeve, ku fluksi i nxënësve është më i madh,  derisa u kërkua edhe trajtimi i qenve endacakë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …