Kuvendi i Kosovës mban sot dy seanca gjatë të cilave janë paraparë të shqyrtohen dhe diskutohen disa vendime dhe projektligje të fushave të ndryshme. Gjatë seancës së parë, është paraparë të vazhdohet me diskutime për pikat e rendit të ditës të papërfunduara nga seanca plenare. Pritet që Kuvendi sot të votojë disa projektligje në mesin e të cilave Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës (MASHT) dhe Stitching Spark-ut të Holandës (SPARK) mbi mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica, Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq Më pas Kuvendi shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror dhe disa projektligje të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …