Kryekuvendari, Kadri Veseli

Veseli: Në shkollat e Gylenit janë shkolluar shumica e fëmijëve të bartësve të institucioneve, madje edhe fëmijët e mi

Duke folur për arrestimin dhe depërtimin e 6 qytetarëve turq, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka deklaruar se përgjegjës për arrestimin e tyre dhe më pastaj depërtimin për në Turqi janë edhe presidenti, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj. Kryetari i Kuvendit ka thënë për veten e tij se nuk ka qenë aspak i informuar për këtë rast. Fatkeqësisht jam njoftuar vonë nga familjarët e të arrestuarve pasi janë mësimdhënës dhe në ato shkolla tha se janë shkolluar shumica e fëmijëve të bartësve të institucioneve, përfshirë edhe fëmijët e mij. Fatkeqësia ka qenë që kanë lajmëruar vonë familjarët dhe se kur kam kuptuar se çka ka ndodhë çështja thuajse kishte përfunduar. Ai theksoi më tutje se rasti i arrestimit dhe deportimit të shtetasve turq nuk do t’i ndihmojë partneritetit me shtetin e Turqisë. “Ky veprim na e ka ulë kokën shumë”, theksoi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili kurresi nuk pajtohet që të arrestohen arsimtarët ku mësojnë bijtë e tij, dhe bijtë e bijat e kryeparëve të insitucioneve, pavarësisht se shteti i tyre, Turiqa i ka shpallur në kërkim.(!)

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …