Ministri Hasani thërret bizneset të aplikojnë në fondin COSME: Është mundësi e mirë për zhvillim dhe punësim

Ka filluar punëtoria dy ditore, që është organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, respektivisht nga Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve (KIESA), e që ka për qëllim të informojë, të promovojë dhe të ofrojë informata relevante përfituesve potencialë në lidhje me programin e BE-së për konkurrencën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në fondin e BE/COSME. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, në hapjen e kësaj punëtorie, ka theksuar se është një mundësi e mirë për bizneset që të qasen në këto fonde për t’i rritur kapacitetet dhe vendet e punës. Hasani ka thënë se Qeveria e Kosovës ka obligime që dalin nga anëtarësimi në këtë fond, e që sipas tij, ka ndodhur që shtetet fqinje nuk kanë mundur të përfitojnë. “Programin COSME e kemi nënshkruar në fund të dhjetorit të vitit 2017. Ky program bart edhe shpenzimet për Qeverinë e Kosovës, sepse kemi pagesa për anëtarësinë për arsye se ky program është deri në vitin 2020 dhe besoj që duhet të kemi shumë kujdes për shfrytëzimin e këtij fondi për shkakun se ka qenë shqetësim për ta shfrytëzuar më së miri këtë program nga ndërmarrjet tona. Shtetet fqinje që janë anëtare ka ndodhë që nuk kanë mundur të përfitojnë, për faktin se nuk kanë qenë të përgatitura ndërmarrjet për të dalë me një plan biznesi dhe kanë dështuar duke mos mundur të përfitojnë”, ka thënë ministri Hasani. Ministri Hasani ka thënë se është optimist se ndërmarrjet e Kosovës do të përfitojnë nga fondi, duke shtuar se do të jenë në dispozicion të plotë që të japin informata shtesë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …