Kryetari Latifi priti në takim zëvendësministren e MKRS-së Burbuqe Deva

Kryetari i Komunës së Rahoveci, Smajl Latifi,  nënkryetari Fatmir Iska, Afrim Dina kryesues i Kuvendit, Saranda Sallteku drejtoreshë e Administratës dhe Ervin Hoxha drejtor i DKRS-së, kanë pritur në takim Burbuqe Deva, zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës Rinis dhe Sportit (MKRS). Burbuqe Deva, zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës Rinis dhe Sportit (MKRS), fillimisht e ka falënderuar Kryetarin Latifi për pritjen. Ajo ka thënë se Komuna e Rahovecit, ka nevojë për shumë projekte. Por në bazë të kërkesave tuja dhe prioriteteve tuja do të shikojmë që me rishikim të buxhetit të marrim edhe disa nga kërkesat tuja që ju i dërgoni në MKRS. Kryetari Latifi, ka njoftuar zëvendësministren në MKRS-së Burbuqe Deva për kërkesën thelbësore dhe prioritetin e tij që ka të bëjë me përfundimi sa më i shpejt i palestrës së sporteve në Rahovec. Është projekt, që çdo qeverisje që ka kaluar, janë marrë me këtë temë është bërë shumë zhurmë dhe asnjëra qeveri nuk e ka përmbush zotimin apo premtimin para qytetarëve të Rahovecit. Unë besoj shumë në qeverisjen Haradinaj dhe Ministrin e Kulturës Gashi, që kjo çështje lidhur me palestrën sportive të përfundoj sa ma shpejtë. Kërkesë tjetër që i është bërë zëvendësministres Deva nga Kryetari Latifi, është edhe ndërtimi i palestrës së sportit në fshatin Krushë e Madhe dhe përkujdes më i veçantë i trashëgimisë kulturore në Komunën e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …