Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka vizituar fshatin Sllapuzhan ku ka bashkëbiseduar me disa nga banorët e këtij fshati. Kryetari gjatë bisedës me banorët e këtushëm, ka premtuar se shumë shpejt do ta rregullojë një park gjelbërues në mesin e fshatit aty afër lapidarit të dëshmorëve. “Fshati juaj meriton më shumë respekt nga institucionet shtetërore dhe komunale. Unë do të angazhohem që brenda një kohe jo të gjatë të rregullojmë një abient joshës dhe atraktiv këtu afër lapidarit të dëshmorëve. Unë kërkojë nga ju që ta mbani pastër fshatin tuaj dhe mjedisin tuaj”, ka thënë kryetari Muharremaj gjatë takimit me banorë të fshatit Sllapuzhan.