Ngjarjet e katër ditëve të fundit në Kosovë, ajo e “arrestimit” të Gjuriqit ditën e hënë, më 26 mars, dhe pas dy ditëshm, kjo e arrestimit dhe ekstradimit fshehtas të 6 shtetasve turq në mënyrë të befasishme e shumë të shpejtë, të ndodhura njëra pas tjetërës, të bindin se kemi të bëjmë me një skenar.
Skenari është i tillë, që, po të shprehemi me terminologji ushtarake, do të thotë se kemi një “qitje artilerie me larghedhje të madhe”.
Dhe cili është objektivi i kësaj lloj qitjeje me larghedhje të madhe?
Shumë e qartë: Rikthimi i UNMIK-ut, largimi i EULEX-t dhe pozicionimi i Qeverisë së Kosovës dhe i Kuvendit të saj në të drejtat që pati Administrata e Përkohëshme e Kosovës.
Po, pse duhet të kthehemi 19 vite pas?
Sepse kështu kërkon Serbia dhe Bashkimi Europian, për të goditur objektivin e largët, të cilin do ta shprehim si konkluzion në fund të këtij shkrimi.
Edhe “arrestimi” i Gjuriqit ishte skenar, gjë që u kuptua ngaqë policia pasi e trumbetoi me të madhe, duke e çuar edhe nëpër bulevardet e Prishtinës,e ktheu në Serbi pa vendim gjyqi. Policia kur arreston si ne këtë rast, ia jep drejtësisë dhe nuk mund ta liroi.Pse, policia është edhe drejtësi?!
Ndërsa arrestimi i qytetarëve turq në mënyrën më banditeske, ku asnjë shtet diktatorial nuk mund ta mendoi e jo më ta kryej, në kundërshtim me çdo lloj ligji ndërombëtar e të drejtat e njeriut, dhe, ndërkohë, deklarimi i tre personaliteteve më të mëdha të Kosovës, duke u hequr sikur nuk dinë gjë, madje edhe pas 16 orësh nuk dinë se ku ndodhen të arrestuarit! Ky fakt të bind që ngjarja e dates 6 mars ishte skenar. Që edhe ky I djeshmi ishte vijim i atij skenari, bindesh për faktin se ndërkohë Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë vijojnë në detyrë! Këtë e kupton dhe bufi që është skenar i planfikuar po nga këta që organizuan skenarin e datës 26 mars.
Dhe çudia e të dy rasteve është se këta të tre personalitetet e larta të Kosovës i kanë mësuar këto ngjarje nga kalamajtë e lagjes, kur kanë shkuar në shtëpi për të hëngër drekë!
Prandaj kemi të drejtën të themi, se këta skenarë janë për atë që shprehëm qysh në fillim: Rikthimi i UNMIK-ut, largimi i EULEX-t dhe pozicionimi i Qeverisë së Kosovës dhe i Kuvendit të saj në të drejtat që pati Administrata e Përkohëshme e Kosovës.
Kthimi në ato pozita kuptohet që mund të na çoi në një ndërmarrje tjetër ndërkombëtare për të parë mundësinë e rikthimit të Kosovës sipas Marëveshjes së nënshkruar në Rambuje, në marsin e vitit 1999, pjesë e Sërbisë, ose e një të mesmeje, por jo shtet I pavarur. Jo më kot 5 shtete të BE-së nuk duan ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Lusim të jemi të gabuar.
30 mars 2018