Bëhet ndërrimi i komandës në Brigadën për Mbështetje Operacionale

Bëhet ndërrimi i komandës në Brigadën për Mbështetje Operacionale

Në kazermën ,,Adem Jashari” të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Prishtinë, u mbajt ceremonia e ndërrimit të komandës së Brigadës së Mbështetjes Operacionale (BMO). Gjeneral brigade Naim Haziri i emëruar komandant i BMO-së, pranoi detyrën nga ushtruesi i deritashëm i kësaj detyre  kolonel Avdi Rraci. Në hapje të ceremonisë u lexua  dekreti i Presidentit të Republikës së Kosovës, për gradimet dhe emërimin e gjeneral brigade Naim Haziri  komandant i  Brigadës së Mbështetjes Operacionale (BMO)-së.

Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, pasi përshëndeti të pranishmit, falënderoi  gjeneral brigade Naim Hazirin dhe theksoi se detyrën e komandantit të BMO-së e merr  një njeri i përkushtuar në punë dhe i cili në aktivitete të hershme ka kontribuar për lirinë dhe paqen në vend. Gjithashtu tha zëvendësministri se e vlerësoi  angazhimin profesional dhe të përkushtuar në kryerje të detyrës në shërbim të atdheut. “FSK-ja është institucioni më i besueshëm në Kosovë, i vlerësuar lartë si brenda dhe jashtë vendit, dhe kjo paraqet një arritje të madhe që vjen si rezultat i angazhimit dhe përkushtimit tuaj”,- tha zëvendësministri Ramadani.

Të pranishmëve iu drejtua edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama. Ai tha se “kjo ceremoni sot është proces i natyrshëm. FSK-ja është e aftë të kryej detyrat e saj në mënyre profesionale. Për mua si Komandant i FSK-së është nderë që sot bëjmë ndërrimin e Komandës së BMO-së gjithashtu  e falënderoj për suksesin e treguar si zëvendëskomandant të BMO-së kolonel Avdi Racin , ndërsa gjeneral brigade Naim Hazirit i urojmë suksese në detyrën e re dhe besoj në aftësitë e tij  të treguara në menaxhimin e punës”. Edhe këtë vit FSK-ja është vlerësua si institucioni më i besueshëm,  dhe këtë besueshmëri e ka ngritur aktiviteti i BMO-së me operacionet e saj humanitare në të mirë të qytetarëve  që ka bërë të vlerësohet lartë puna dhe angazhimi në këto operacione. Në fund të ceremonisë, gjenerallejtënant Rrahman Rama,  bëri dorëzim-pranimin e detyrës nga kolonel Avdi Raci  te gjeneral brigade Naim Haziri.

Në ceremoninë solemne ishin të pranishëm zv. ministrat e FSK-së, Burim Ramadani dhe Agim Çeku, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjeneralët e FSK-së, përfaqësues të KFOR-it, NALT-it, atashe ushtarakë, oficerë dhe nënoficerë të FSK-së, familjarë dhe mysafir të pranishëm.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …