Ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha, ka uruar sot, të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e Pashkëve

Dhurata Hoxha: Miratimi i ligjeve, realizim i tri prioriteteve të Agjendës Evropiane të Reformave

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka përshëndetur miratimin e tri ligjeve tejet të rëndësishme për realizimin e Agjendës Evropiane të Reformave si dhe miratimi i disa ligjeve tjera, janë drejtpërdrejtë të lidhur me përmbushjen e kërkesave që dalin nga Raporti për Vendin. “Përshëndes miratimin e ligjeve, sot, në Kuvendin e Kosovës dhe falënderoj deputetët për votimin e tyre. Me miratimin e këtyre ligjeve, u dëshmua përkushtimi ynë për plotësimin e kërkesave që dalin nga Agjenda Evropiane e Reformave dhe Raporti për Vendin. Me miratimin e tri ligjeve që janë: Projektligji për Parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, Projektligji për Prokurorin e shtetit dhe Projektligjit për Kontabilitet, raportim financiar dhe auditim, ne kemi plotësuar tri prioritete të Agjendës Evropiane të Reformave. Ligjet tjera që u miratuan sot, janë drejtpërdrejtë të lidhur me përmbushjen e kërkesave që dalin nga Raporti për Vendin, për vitin 2016. Ne po përmbushim premtimet tona se Agjenda integruese, është prioritet i të gjitha institucioneve. Falënderim deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që sot avancuan procesin e integrimit!”, ka shkruar Hoxha në një postim të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …