Daut Hoxha: 100 qytetarët të Kosovës luftojnë në organizatat terroriste, ISIS dhe Al Nusra

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për mediet se nga viti 2013 e deri më tani policia ka filluar hetime kundër rreth 200 personave të dyshuar për terrorizëm dhe procedura penale ndaj tyre  është në faza të ndryshme. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka shtuar se varësisht nga analizat paraprake Policia e Kosovës me qëllim të parandalimit dhe sjelljes së të dyshuarve para organeve të drejtësisë monitoron aktivitetin e personave për të cilët ekziston dyshimi se kanë kryer apo do tentojnë të kryejnë ndonjë vepër penale.

Hoxha thorë se numri përafërt i qytetarëve të Kosovës që luftojnë përkrah organizatave terroriste si ISIS dhe Al Nusra është 100 persona, edhe pse në jugo-mediet shqip-shkruese  të vendit ky numër është rritur trefish.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …