Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri duke komentuar ndërtimin
e termocentralit ‘Kosova e Re’ nga kompania ‘Contour Global’, ka paralajmëruar
se norma e kthimit të interesit kapital prej 21% do ta bëjë shumë të kushtueshëm
ndërtimin e këtij termocentrali. Gjatë një paraqitje para medieve, kreu i Vetëvendosjes
ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, e cila sipas tij, nuk ka qenë transparente rreth
marrëveshjes së arritur me kompaninë ‘Contour Global’. Sipas tij, një normë kaq
e lartë dhe pastaj shuma e kthimit të kredive për ndërtimin e Termocentralit
“Kosova e Re” do të ngrit çmimin e energjisë elektrike në Kosovë për 50 për
qind.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …