Klubi i Prodhuesve të Kosovës vizitoi komunën e Hanit të Elezit

Kryetari i komunës së hanit të Elezit, Rufki Suma priti në takim pune Drejtorin Ekzekutiv të Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha. Kryetari Suma së bashku me Klubin e Prodhuesve të Kosovës biseduan për shumë çështje që kanë të bëjnë në përgjithësi me zhvillimin ekonomik të kësaj komune. Kryetari Suma, e njoftoi Panxhan për të gjitha zhvillimet dhe problemet në të cilat po hasë komuna e Hanit të Elezit, si dhe për aktivitetet të cilat i ka ndërmarrë kohëve të fundit. Gjatë takimit kryetari Suma diskutoi për sfidat me të cilat ballafaqohet Komuna e Hanit të Elezit si dhe për projektet konkrete me të cilat shpreson që do të nxitet zhvillimi ekonomik i kësaj komune. Gjithashtu, në emër të komunës shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm. Ndërkaq, Panxha e njoftoj nga afër kryetarin Suma për punët dhe aktivitetet që Klubi i Prodhuesve është duke i zhvilluar si dhe për mundësinë e zhvillimit të sektorit të prodhimit në këtë komunë. Ai po ashtu shprehu kënaqësinë që po e viziton këtë komunë dhe shpreson për një fillim të një bashkëpunimi të suksesshëm me komunën e Hanit të Elezit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …